E fejuara e Berluskonit feston 30 vjetorin: Zgjimi me të, dhurata më e bukur

599
“Dhurata më e bukur për 30-vjetorin tim? Presidenti im, Silvio Berluskoni. Buzëqeshja e tij. Përqafimi i tij në orën e mëngjesit, para se të më dhurojë një gjerdan që më parë e mbante mamaja e tij”.
Kështu tregon Francesca Pascale, e fejuara e ish-kryeministrit italian dhe presidentit të Milanit, momentin më të bukur të 30-vjetorit të saj të ditëlindjes, e cila e festoi me një darkë me pak persona të ftuar në “Casina Valadier” në Romë.
“Doja që të ishin pak persona rreth meje, sepse më pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe më bëjnë të qëndroj në paqe me veten, thotë bukuroshja napolitane, e cila ka drejtuar disa spektakle në Itali. Në këtë mënyrë gjej qetësinë”.
Sigal