Trajtim për punonjësit e shërbimit në Degën e Regjistrimit të Mjeteve në të gjitha Drejtoritë Rajonale

274

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të organizojë trajnimin për punonjësit e shërbimit në Degën e Regjistrimit të Mjeteve në të gjitha Drejtoritë e saj Rajonale. Ky aktivitet do të zhvillohet me datë 02/06/2018 në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë.
DPSHTRR ka si prioritet përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve e cila lidhet ngushtë me rritjen e nivelit profesional të punonjësve dhe të specialisteve të regjistrimit të mjeteve në Degën e Regjistrimit të Mjeteve, për sigurimin e një shërbimi të shpejt, korrekt e cilësor si dhe rritjen e performancës në shërbimin ndaj kërkesave të qytetarëve. Për këtë arsye DPSHTRR zhvillon trajnimin me të gjithë specialistët e regjistrimit të mjeteve.
Objekti i programit:
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë dhe disiplinojnë procedurat e regjistrimit të mjeteve rrugore/dhënien e Licencave, lëshimin e certifikatave të transportit, kartave të tahografit si dhe dokumentacioni përkatës shoqërues për:
a. Regjistrimin e mjeteve
b. Ndryshimin i pronësisë
c. Ndryshimi i vendbanimit
d. Ndryshimi i karakteristikave tekniko-funksionale etj.
e. Pajisja me licencë dhe certifikata
f. Pajisjen me kartën e tahografit
g. Certifikatën e kalibrimit/ inspektimit të tahografit

Pajisjet e regjistrimit në transportin rrugor, kërkesat ligjore ndaj tyre dhe shërbimet që ofrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Funksionimi i sistemit të tahografit, llojet, mënyrat e përdorimit dhe dokumentacioni.
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë përdorimin e tahografit.
Rritja e performancës në shërbimin ndaj qytetarëve, nëpërmjet realizimit të procedurave profesionale, korrekte dhe të shpejta.