Tiranë, arrestohen dy persona për një seri vjedhjesh

192
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 2 persona pasi akuzohen për vjedhje. Sipas policisë në pranga kanë rënë, Lutfi Marku, 34 vjeç, banues në Tiranë dhe Urim Gjoka, 38 vjeç. Të dy personat dyshohet se janë autorë të disa vjedhje në Tiranë. Ata dyshohet se i kanë vjedhur portofolin dhe telefonin e markës “Nokia”, shtetases A. M., 59 vjeçe, banuese në Durrës. Gjithashtu policia ka dokumentuar me prova ligjore dhe dy shtetasit e ndaluar dyshohen si autorë të ngjarjeve kriminale:
1. Më datë 04.03.2016, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në mjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetases V. F., kanë vjedhur një shumë monetare dhe një telefonin.
2. Më datë 25.03.2016, në rrugën “Ali Demi”, shtetases Z. N., i kanë vjedhur telefonin.
3. Më datë 25.03.2016, në rrugën “Ali Demi”, shtetases B. O., i kanë vjedhur telefonin.
4. Më datë 31.03.2016, tek Piramida, shtetasit K. S., i kanë vjedhur telefonin. 5. Më datë 18.05.2016, në rrugën e “Elbasanit”, shtetasit M. G., i kanë vjedhur telefonin.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 134 e 22, i Kodit Penal.