Skandali “Virgin”/ Gjykata e Lartë liron ish nëndrejtoreshën e doganave

456
Lidhur me skandalin me naftën “Virgin”, Gjykata e Lartë ka liruar ish nëndrejtoreshën e doganave. Për nëndrejtoreshën është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Lula Njebza dhe 4 vartës të saj akuzohen për “shpërdorim detyre”. Hetimet për këtë rast janë kryer nga Prokuroria e Fierit dhe të akuzuar janë biznesmeni Adrian Xhillari, ish zv/drejtoresha Njebza, ish kryedoganieri i Tiranës, Mirarbër Teneqexhiu, Alfred Bushi, doganier, Syrja Misiraj, doganier si dhe Adrian Alikaj. Sipas hetimeve, zyrtarët e Doganave kanë favorizuar biznesmenin Xhillari për të tregtuar naftë të papërpunuar. 4.4 milionë litra naftë bruto janë shitur në Tiranë dhe Durrës duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milion eurosh. Dëmi i shkaktuar mjedisit dhe automjeteve të qytetarëve është i pallogaritshëm.
Sigal