Tentohet të grabitet minimarketi në Burrel, hajduti kapet mat nga policia

173
Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Burrelit, pasi ka tentuar të grabisë një minimartet.

Siç bëhet me dije, rreth orës 03.00, Ismail Dishiku është konstatuar nga patrulla e policisë me maskë në fytyrë, me doreza dhe një levë duke tentuar të hapë dyqanin mini-market në pronësi të A.M, 46 vjeç. 

Ka qenë policia e cila ka ndërhyrë, duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga policia, bazuar edhe në provat e siguruara, dyshohet se ai është autor edhe i  disa vjedhjeve të kryera më parë në qytetin e Burrelit dhe konkretisht:

–  Më  datë 21. 02. 2018, ka vjedhur një lopë në pronësi të shtetasit V.K, dhe një lopë të  shtetasit A.K.

–  Më datën  01. 04. 2018, ka vjedhur  lokalin Bar–Cafe në pronësi të shtetasit A.M, dhe dyqanin me artikuj të ndryshëm në pronësi të shtetasit Sh.D.

–  Si dhe më  datë 24. 04. 2018, ka vjedhur dyqanin me artikuj të ndryshëm në pronësi të shtetasit Xh.L.

Blutë e Burrelit thonë se po punojnë për identifikimin dhe zbulimin e autorëve të tjerë që kanë ndihmuar të arrestuarin dhe që janë të implikuar në këto ngjarje.

Pas arrestimit, policia sqaron se materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunin e mbetur në tentativë”.