Tekset falas për nxënësit, por kush i dëmton i paguan

673
Sigal

Në tetor të vitit 2017, grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi në Kuvend projektligjin që parashikonte tekste falas për nxënësit e klasave të para deri tek e nënta, me arsyetimin se kjo ndihmë do të zbusë fenomenin e braktisjes shkollore dhe pamundësinë ekonomike të familjeve shqiptare.

Por, megjithëse një projektligj me interes të lartë publik, 9 muaj më vonë Qeveria miratoi dhënien e teksteve falas për vetëm 4 klasa.

Janë rreth 125 mijë nxënës. Tekstet, nxënësit do t’i marrin falas, paguhen 100% nga buxheti i shtetit. Në buxhetin e Ministrisë së Arsimit është parashikuar që 610 milionë lekë janë pikërisht për tekstet falas të fëmijëve të klasës së parë deri në klasën e katërt dhe të kategorive të veçanta që përfitojnë tekste falas në arsimin parauniversitar. Ata do t’i marrin tekstet në shkollat e tyre para se të fillojë viti shkollor, para datës 17 shtator”, tha Zamira Gjini, drejtore e Arsimit Parauniversitar, MASR.