Të martën marshim kundër galerive të vdekjes në Bulqizë, refuzohen politikanët

2 minatorë ndërruan jetë në minierat e Cerujës dhe Bulqizës fundjavën që lamë pas, teksa plagët e familjeve janë ende të hapura, Institucionet Shtetërore vijojnë të bëjnë indiferentin përballë galerive të vdekjes. Konfederata e Sindikatave prej kohësh vijon të denoncojë në media mungesën e kushteve teknike në shumicën e minierave te vendit, teksa organet shtetërore kanë zgjedhur heshtjen. Tragjeditë e paralajmërua po vijojnë pa ndërprerje dhe jeta e minatorëve çdo ditë në rrezik e për ta e familjet e tyre askush nuk mendon më. Pronarët e minierave ku ndodhin këto aksidente janë të lidhur ngushtë me deputete të PS, PD E LSI, të cilët u sigurojnë imunitet. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ditën e martë ora 15:30 organizon marshim në Bulqizë, përmes të cilit kërkojmë më shumë siguri për minatorët në punë dhe miratimin e statusit të minatorit. Janë të ftuar të na bashkohen të gjithë minatorët e Bulqizës e familjarët e tyre, por në mënyrë kategorike nuk do lejojmë që pjesë e marshimit të bëhen politikanët, as të pozitës as të opozitës. Ky marshim për asnjë arsye nuk duhet të politizohet, ndaj ju bëj thirrje të gjithë politikanëve dhe drejtuesve te vendor të kujtdo partie qofshin të mos tentojnë të infiltrohen në protestën tonë legjitime. Përfitojmë nga rasti t’ju bëjmë thirrje PD PS e LSI t’i lënë betejat boshe e pa sens e të gjejnë mirëkuptimin për të miratuar statusin e minatorit.