Berisha: Edvin Rama nga frika nuk takon dot minatorët

537
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar bashkëbisedimin përmes një video-konference që pati sot pasardhësi i tij Edi Rama me minatorët e Bulqizës. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha theksoi se Rama ka frikë të përballet me minatorët, ndërkohë që nuk i kurseu ironitë në drejtim të tij. Kryeministri Rama gjatë një interpelance të zhvilluar me përfaqësues të sindikatave të minatorëve deklaroi se qeveria ka në plan t’u imponojë kompanive të sigurimit sigurimin e jetës së çdo minatori. Ish-kryeministri Berisha: “Edvini vazhdon serine e takimeve “qejfi ma ka por by… nuk ma mban”! Të dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama nuk shkoi dot nga frika të takonte minatorët e Bulqizës, ndonëse kanë pasur dy vdekje radhas, por i thirri ata në takim online, pra me internet. Kjo tani po thirret në të gjitha mediat sociale, si seria e takimeve “qejfi ma ka, por prapanica nuk ma mba”! Një javë më parë ai zhvilloi një takim të tillë me biznesmenin siçilist Gjici dhe disa punonjës të tij kuksianë. sb
Sigal