30 vjet nga ardhja e Papa Gjon Palit II në Shqipëri, Shkodra përkujton vizitën apostolike

168
Sigal

Në Shkodër u soll në vëmendje 25 prillin e vitit 1993, datë kur 30 vite më parë Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë.Në katedralen katolike të qyteti të Shkodrës u përkujtua të martën në mbrëmje 30 vjetori i vizitës apostolike në Shqipëri të Papa Gjon Pali II, gjatë të cilës Papa shuguroi edhe katër ipeshkvijtë e rinj të periudhës paskomuniste; Imzot Frano Illinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin.

Gjatë meshës së shenjtë, të mbajtur në katedralen e Shkodrës, u vlerësua roli i Papa Gjon Palit II në ringritjen e kishës katolike në Shqipëri, pas periudhës së gjatë të persekutimit komunist.

Ceremonitë, në përkujtim të 30 vjetorit të vizitës në Shqipëri të Papa Gjon Palit II, do të vazhdojnë edhe gjatë paraditen së të mërkurës me një meshë të shenjtë në Kishën e Zojës së Shkodrës, në hyrje të qytetit ku, gjatë vizitës së Tij, Papa vendosi gurin e themelit për rindërtimin e saj pas shkatërrimit që pësoi nga regjimi komunist i kohës.