Jakup B. GJOÇA
Më 6 Janar 2018 Krishtërimi festoi Ditën e Dritës, një nga festat më të mëdha të Krishtërimit! Dhe, natyrshëm, që gjithë Njerëzimi dje kishte Ditën e Urimit. Vetëm kryeministri Rama vetëbëri përjashtim nga Njerëzimi. Dje, mëngjes-mëngjes kryeministri Rama fyeu gazetarët, që ndodheshin te salla ku do zhvillohej Asambleja e PS. – Mirë mëngjes, kazanë,- “uroi” kryeministri Rama ata gazetarë që vetë Partia Socialiste i kishte ftuar që të pasqyronin punimet e Asamblesë Socialiste. Ky është kryeministri Rama. I vërteti! – Njeri pa edukatë, derisa fyen gazetarët publikisht. – Njeri që urren të Vërtetën, derisa shan dhe mallkon këdo që e kritikon. – Njeri pa Personalitet, derisa është banal në marrëdhëniet dhe komunikim publik me çdo qytetar. – Arrogant, derisa përçmon Njerëzit e Punës. – Njeri pa Moral, derisa përmend publikisht fjalor të ulët imoral. – Njeri mosmirënjohës, derisa shan gazetarët, ata punëtorë të medias, të cilët për çdo ditë pasqyrojnë aktivitetet politike të kryeministrit Rama. Dhe i tillë, Edi Rama….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….