Ledina Alolli: Pas 14 Majit nis ndryshimi i madh për Korçën

Zero taksa për biznesin që ofron mundësi për vende të reja pune

Ju premtoj: Vizioni ynë bashkëkohor do të rris mirëqenien e çdo familjeje

Vepror Hasani

Sigal

Pas 14 Majit nis ndryshimi i madh dhe i shumëpritur nga gjithë banorët e bashkisë Korçë. Në krye të institucionit të Bashkisë do të jetë profesorja dhe dekania e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Fan Nolit në Korçë. Rrisitë do të jenë të dukshme në programin e saj ekonomik, në programin për bujqësinë, për arsimin, për shtresat sociale në nevojë, për zhvillimin e qytetit etj. Bizneset do të kenë mbështetjen e duhur, do të krijohen  vende të reja pune, të rinjtë nuk do të largohen më nga Korça. Projekti i ofruar nga znj. Ledina Alolli i njohur tashmë nga gjithë të rinjtë do t’i lehtësojë ata nga barra fiskale. Zero taksa për ta, -thekson Alolli.  Madje kudo e ka shprehur me zë të lartë: Do ta kthej Korçën në bashki të qytetarëve, në funksion të interesave publike të tyre. Modeli im i qeverisjes, shpjegon intelektualja e mirënjohur, Alolli, do të jetë dëgjimi i zërit të qytetarëve mbi bazën e interesave të tyre, sepse i njoh hallet dhe shqetësimet që ata kanë.

Sot Konsumatori nuk plotëson dot nevojat e familjes

Këtë të vërtetë të hidhur e kam parë te biznesi i vogël në Pazar, ku tregtarët e shitjes me pakicë, përballen me problematika të shumta dhe rënien e fuqisë blerëse. Konsumatori nuk ka mundësi të plotësojë nevojat e familjes me produktet që ofron tregu. Veç kësaj, prej kohësh Korça i ka harruar të moshuarit dhe pensionistët, ndaj programi im ka në qendër të vëmendjes mbështetjen e kësaj kategorie, forcimin e rrjetit të shërbimeve dhe rritjes së vëmendjes ndaj vështirësive ekonomike të të moshuarve. Plakja e popullsisë është një kusht i ri social me të cilin duhet të përballemi: reagimi fillon duke rritur zërin e buxhetit për të moshuarit në Bashkinë tonë. Prandaj: Do të promovojmë çdo organizatë dhe nismë vullnetare që do të ofrojë shërbime mbështetëse dhe shërbime shtesë për të moshuarit; do të synojmë ofrimin, mbështetjen dhe ndihmën në shtëpi, për ata që jetojnë vetëm ose i kanë fëmijët apo të afërmit në emigrim. Shërbimet bashkiake për kategorinë e të moshuarve do të mbulohen nga punonjës të Bashkisë që do të shkojnë deri në shtëpitë e të moshuarve për të kryer veprimet e ndryshme, duke zgjeruar shërbimin e mbështetjes institucionale të Bashkisë; do të ngremë “Qendrat e moshës”, në bashkëpunim me bizneset private në qytet, të cilët përkundrejt lehtësimit nga detyrimet bashkiake, do të ofrojnë në mënyrë të vazhduar vakte ditore dhe kafe për të moshuarit që do të frekuentojnë këto qendra; Do të bëjmë gjithçka që të moshuarit të vlerësohen si duhet dhe të trajtohen si një pasuri e çmuar e jetës sonë, jo si njerëz që institucioni i Bashkisë kujtohet që janë gjallë, vetëm në fushatat zgjedhore dhe votimet e qytetit!

Pa një vizion bashkëkohor nuk shkon dot larg

Deri më sot nga drejtuesit socialist të Bashkisë Korçë nuk kanë bërë të njohur asnjë Program, ndërsa Programi Alollit, siç e shpjegon vetë kandidatja për kryetar Bashkie mbështet në disa shtylla kryesore, por më i rëndësishmi mbetet programi ekonomik i fokusuar tek bujqësia, te arsimi dhe te shtresat sociale në nevojë. Po kështu edhe biznesi është një ndër më të prekurit nga problematikat në bashkinë e Korçës, ndaj që t’i japim një zhvillim të ri qytetit të Korçës, biznesit do t’i ofrojmë paketën fiskale, sepse me zhvillimin e tij do të krijojmë më shumë mundësi për vende të reja pune, sepse gjatë viteve të fundit banorët e Korçës kanë vuajtur nga kjo problematikë e mbetur pa zgjidhje. Dhe kjo do të vijë nëpërmjet lehtësirave fiskale, pasi në tri vitet e para të mandatit tonë qeverisës, do ta lehtësojmë nga barra fiskale, pra zero taksa për biznesin, i cili ofron mundësi për vende të reja pune.