Taksia përplas këmbësorin, për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë

123

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë  pasdite në Rrugën e Barrikadave në  kryeqytet.

Një taksi ka aksidentuar një këmbësor ndërsa po kalonte rrugën duke e lënë të plagosur rëndë.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë shëndetësore.

Mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë

Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për aksidentin.