LAJM I FUNDIT/ 50 mijë euro ryshfet, Gjykata e Lartë merr vendimin, ja sa dënohet gjyqtarja Majlinda Andrea

541
Korrupsioni, për herë të parë në Shqipëri dënohet me burg një gjykatës. Vendimi dhe për burrin e saj.
Gjykata e Lartë ka vendosur sot 4 vjet burg për gjyqtaren Majlinda Andrea, akuzuar për korrupsion por ajo nuk do ta provojë qelinë.

Andrea akuzohej për korrupsion pasiv lidhur me marrjen e një ryshfeti 50 mijë euro, për me një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint.

Raportohet se Majlinda Andrea u shpall fajtore për korrupsion por vuajtja e dënimit pezullohet dhe konvertohet në 3 vjet shërbim prove.

Gjykata vendosi sot edhe dënimin me 1 vit e 6 muaj burg per Odise Andrean, bashkëshortin e gjyqtares. Për të dy gjykata dha edhe një dënim plotësues, atë të heqjes së të drejtës së ushtrimit të detyrës për 5 vjet.

Eleni Linos iu caktua 2 vjet pezullim ushtrim u funksionit publik. Gjykata vendosi edhe konfiskimin e 50 mijë eurove që janë sekuestruar burrit të gjyqtares.
Sigal