Takashi Hibino: Qeveria japoneze dhe JICA do bashkëpunojnë në sektorin e shëndetësisë

335
Z. Takashi HIBINO, përfaqësues i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar JICA njofton për pajisjet shtesë që janë vendosur në Spitalin “Nënë Tereza”. Ai shprehet se qeveria japoneze dhe JICA do bashkëpunojnë në sektorin e shëndetësisë. Më poshtë ju sjellim fjalimin e Z. Takashi HIBINO.

– Shkëlqesia juaj znj. Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë,
– Shkëlqesia juaj Z. Ito, Ambasadori i Japonisë,
– Të ftuar të nderuar, Zonja dhe zotërinj,

Sot, unë jam shumë i lumtur të njoftoj se asistenca e JICA për pajisje shtesë në Spitalin “Nënë Tereza” ka përfunduar. Unë besoj se pajisjet do të ndihmojnë në funksionim më të mirë spitalor dhe për më tepër do të kontribuojnë në trajtimin e duhur për nënën dhe fëmijën që vijnë në spital. Qeveria japoneze dhe JICA po përshpejtojnë bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë, nën strategjinë “Shëndeti Universal Shëndetësor” ne funksion të qëllimit “Shëndeti për të gjithë, nuk lë askënd prapa”. 12 dhjetori ishte “Dita e Shëndetit Universal” dhe kemi pasur një konferencë të madhe ndërkombëtare në Tokio për të diskutuar promovimin e mëtejshëm të “Mbulimi Universal Shëndetësor”.

Pajisjet tona shtesë janë dhuruar saktësisht nën këtë strategji. Shpresoj që spitali do të shfrytëzojë plotësisht pajisjet dhe do të sigurojë “Shëndetin për të gjithë”.