Vizita studimore në SAI-n e Malit të Zi

796
Nga datat 18-19 Dhjetor 2017, një grup audituesish të Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mori pjesë në një vizitë studimore, të ftuar nga Institucioni i Auditit Suprem të Malit të Zi, vizitë e cila u zhvillua në qytetin e Podgoricës. Në këtë vizitë studimore morën pjesë audituesit: Mimoza Lloji dhe Nikoleta Piraniani auditues të lartë, Alkida Llakaj, Almida Kafia, Pal Daçi, Vasillaq Peçi, Halit Isufi, Raimond Koçi, Hekuran Avdulaj auditues të parë, Klejvis Kule dhe Safete Pojani auditues të dytë, Kodiana Dushaj, specialiste e arkivës. Vizita studimore u organizua në bazë të programit, ku ishin planifikuar referime të ndryshme, shkëmbim eksperience në lidhje me kuadrin ligjor, ligjin organik si dhe rregulloren e brendshme të SAI-ve respektive. Në hapje të takimit, Grupi i audituesve të KLSH u prit nga Z. Milan Daboviç, Presidenti i Senatit të SAI-it të Malit të Zi; nga z. Radule Zuric anëtar i Senatit. Fjala e hapjes së takimit, u mbajt nga Z. Milan Dabovic, Presidenti i Senatit, të SAI-it të Malit të Zi, i cili vuri theksin në rëndësinë e këtyre takimeve, në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve. Më pas vizita studimore, vijoi me prezantimet e lektorëve për temat: “Mbi organizimin dhe funksionimin e SAI-it, znj. Marija Zugic, Drejtore e Departamentit të Marrdhënieve me Jashtë, ” Mbi procesin e kryerjes së auditimit, procedurat si dhe fazat në të cilat kalon një auditim”, nga z. Blazo Savkovic, Drejtor i Departamentit të Performancës, si dhe “Auditimi i IT dhe eksperienca e SAI të Malit të Zi” nga Biljana Bulatovic, “Auditimi i performancës dhe metodologjia dhe eksperienca e SAI të Malit të Zi”, nga Ivana Ivanoviç Drejtore e Departamentit të Performancës si dhe “Auditimin mbi zbatimin e rekomandimeve” nga Drasko Novakoviç, Këshilltar i pavarur. Mendojmë se kjo vizitë studimore ishte tepër interesante për temat të cilat u trajtuan dhe shumë e vlefshme për ne. Gjatë prezantimeve pati një frymë të gjerë diskutimesh dhe pyetjesh nga ana e përfaqësuesve të KLSH-së. Në emër të grupit të KLSH znj. Mimoza Lloji, me detyrë audituese e lartë në Departamentin e Auditimit të Institucioneve qendrore, falënderoi për mundësinë e dhënë për pjesëmarrje në këtë vizitë studimore, për seriozitetin dhe mikpritjen e treguar nga përfaqësuesit e SAI-it të Malit të Zi. Gjithashtu u prezantua fakti se KLSH në këto vite ka qenë në një proces intensiv transformimi në punën audituese dhe se është në hapat e implementimit të sistemit elektronik të menaxhimit të dokumentacionit. Në përfundim të këtij takimi nga Z. Milan Daboviç, President i Senatit dhe Z. Radule Zuriç, anëtar i senatit, u kërkua që t’i përcillen përshëndetjet dhe falënderimet më të mira Kryetarit të KLSH-së, Z. Bujar Leskaj, si një mik shumë i mirë dhe shumë i veçantë, i cili në konsideratën e tyre kishte ndikuar në krijimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy institucioneve. 

Mimoza Lloji 
Audituese në KLSH
Sigal