Surprizat e motit/ Rikthehet shiu, nesër merrini çadrat me vete

264

Moti me diell që mbizotëroi gjatë ditës së sotme nuk do të vazhdojë për shumë gjatë pasi pasdite pritet të nisin reshjet e shiut.

Në qarqet Shkodër, Lezhë , Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë priten reshje mesatare shiu, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Sipas IGJEUM reshjet e shiut do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit për ditën e nesërme pritet të arrijnë 11\ 14 gradë në bregdet, 8 \ 13 gradë në vendet e ulëta dhe 3\ 6 gradë ne vendet malore.

Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.