Skandali me bashkitë e reja, këshillat bashkiakë shpërblejnë vetveten me miliona

553
Sigal

 

Bashkia e Elbasanit, në krye të maskaradës së
shpërblimeve të pamerituar

 

Dezdemona Porja

Pavarësisht
pretendimit, se me ndarjen e re administrative, do të kishim më pak shpenzime
dhe më shumë investime, gjendja reale flet për të kundërtën. Auditimet e bëra
për aktivitetin e njësive vendore gjatë viteve 2013-2015 kanë nxjerrë në pah
një ndër të metat kyçe lidhur me administrimin e financave. Raporti i fundit i
Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon se në fushën e pagave dhe shpërblimeve,
dëmi është 92 milionë lekë dhe pjesa më e madhe e abuzimeve është bërë nga
këshillat bashkiakë. Janë gjithsej 15 këshilla bashkiakë që janë vetë shpërblyer
në mënyrë të padrejtë duke marrë më shumë para. Kështu lista fillon me
Këshillin Bashkiak të Rrogozhinës që ka shpërblyer veten me 2.5 milionë lekë,
për të vazhduar me Bashkinë Poliçan me 1 milion lekë, Bashkia Konispol me 1.4
milionë lekë, Bashkia Elbasan me 2.5 milionë lekë, Bashkia Lushnjë 2.3 milionë
lekë, Bashkia Shijak me 1.1 milionë lekë e kështu me radhë deri tek Bashkia
Bulqizë, këshill i së cilës ka shpërblyer veten me 5.9 milionë lekë në mënyrë
të padrejtë. Por ky nuk është i vetmi problem. Shumica e bashkive kanë rritur
fondet, duke bërë pagesa të fryra për pagat. Historikisht problemet me
menaxhimin e financave të njësive vendore kanë qenë evidente në dy aspekte,
menaxhimin e pasurisë shtetërore dhe pagesat e padrejta për shpërblime. Reforma
territoriale synonte pikërisht edhe zgjidhjen e këtyre problematikave por të
dhënat e para po tregojnë se administratat e njësive janë fryrë e për rrjedhojë
edhe paratë që shkojnë në këtë aspekt.

 

Bashkitë e reja dhe përbërjet e tyre

 

1. Malësi e
Madhe (Kelmend, Kastrat, Qendër Koplik, Shkrel, Gruemirë).

2. Shkodër
(Shalë, Pult, Shosh, Postribë, Rrethina, Gur i Zi, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç,
Velipojë) 3. Has (Golaj, Krumë, Fajzë, Gjinaj).

4. Tropojë
(Tropojë, Margegaj, Bujan, Bajram Curri, Llugaj, Lekbibaj, Fierzë, Bytyç).

5. Fushë- Arrëz
(Fushë-Arrëz, Iballë, Fierzë, Blerim, Qafë-Mali).

6. Vau i Dejës
(Vau i Dejës, Shllak, Temal, Vig-Mnelë, Hajmel, Bushat).

7. Pukë (Pukë,
Qelëz, Rrape, Qerret, Gjegjan).

8. Kukës (Kukës,
Malzi, Kolsh, Tërthore, Zapod, Shtiqën, Surroj, Bicaj, Shishtavec, Topojan,
Ujmisht, Arrën, Bushtricë, Grykë Çajë, Kalis).

10. Lezhë
(Lezhë, Dajç, Balldre, Blinisht, Ungrej, Kallmet, Shëngjin, Kolsh, Zejmen,
Shënkoll) 11. Mirditë (Fan, Kaçinar, Orosh, Rrëshen, Rubik, Selitë, Kthellë).

12. Dibër (Lurë,
Zall-Reç, Zall-Dardhë, Kalaja e Dodës, Sllovë, Fushë Çidhën, Kastriot, Muhurr,
Peshkopi, Tomin, Melan, Luzni, Selishtë, Maqellarë).

13. Mat (Burrel,
Derjan, Macukull, Rukaj, Ulëz, Baz, Lis, Komsi).

14. Kurbin (Laç,
Milot, Fushë-Kuqe, Mamurras) 15. Krujë (Krujë, Fushë-Krujë, Kodër Thumanë,
Cudhi, Bubq, Nikël).

16. Klos (Klos,
Gurrë, Suç, Xibër).

17. Bulqizë
(Bulqizë, Shupenzë, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Gjoricë, Martanesh, Ostren,
Trebisht).

18. Durrës
(Durrës, Ishëm, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull).

19. Shijak
(Shijak, Manëz, Maminas, Xhafzotaj, Gjepalaj).

20. Vorë (Vorë,
Prezë, Bërxullë).

21. Kamëz
(Kamëz, Paskuqan).

22. Tiranë
(Tiranë, Zall Bastar, Zall Herr, Shëngjergj, Dajt, Kashar, Farkë, Ndroq,
Vaqarr, Petrelë, Bërzhitë, Krrabë, Pezë, Baldushk).

23. Kavajë
(Kavajë, Golem, Helmes, Synej, Luz i Vogël).

24. Rrogozhinë
(Rrogozhinë, Lekaj, Sinaballaj, Kryevidh, Gosë).

25. Peqin
(Peqin, Përparim, Pajovë, Karinë, Gjoçaj, Shezë).

26. Elbasan
(Elbasan, Labinot Mal, Funar, Gracen, Labinot Fushë, Bradashesh, Shushicë,
Papër, Shirgjan, Tregan, Gjergjan, Gjinar, Zavalinë).

27. Belsh
(Belsh, Rrasë, Grekan, Fierzë, Kajan).

28. Librazhd
(Librazhd, Stërblevë, Lunik, Orenjë, Qendër, Hotolisht, Polis).

29. Prrenjas
(Prrenjas, Qukës, Rajcë, Stravaj).

30. Lushnjë
(Lushnjë, Dushk, Ballagat, Golem, Hysgjokaj, Karbunarë, Fier Shegan, Allkaj,
Krutje, Kolonjë, Bubullimë) 31. Divjakë (Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë,
Remas).

32. Cërrik,
(Shalës Cërrik, Gostrimë, Klos, Mollas).

33. Fier (Qendër
Fier, Libofshë, Topojë, Mbrostar, Dermanas, Portëz, Levan, Frakull, Cakran).

34. Kuçovë
(Kuçovë, Kozarë, Perondi, Lumas).

35. Ura
Vajgurore (Ura Vajgurore, Poshnjë, Kutalli, Cukalat).

36. Roskovec
(Roskovec, Strum, Kuman, Kurjan).

37. Patos
(Patos, Zharrëz, Ruzhdie).

38. Berat
(Berat, Otllak, Roshnik, Velabisht, Sinjë).

39. Poliçan
(Vërtop, Poliçan, Tërpan).

40. Gramsh
(Gramsh, Poroçan, Sult, Pishaj, Tunjë, Kodovjat, Kukur, Kushovë, Lenie,
Skënderbegas).

41. Pogradec
(Pogradec, Udënisht, Proptisht, Trebinjë, Velçan, Buçimas, Çërravë, Dardhas)
Pustec).

42. Maliq
(Maliq, Moglicë, Gorë, Pirg, Vreshtaz, Libonik, Pojan).

43. Korçë
(Qendër Korçë, Voskopojë, Voskop, Lekas, Drenovë, Mollaj, Vithkuq).

44. Devoll
(Bilisht Qendër, Progër, Bilisht, Hoçisht, Miras).

45. Skrapar
(Çorovodë Qendër, Zhepë, Gjerbës, Bogovë, Leshnjë, Vëndreshë, Potom, Çepan).

46. Mallakastër
(Ngraçan, Qendër Ballsh, Aranitas, Greshicë, Selitë, Hekal, Fratar, Kutë).

47. Memaliaj
(Memaliaj, Memaliaj Fshat, Buz, Krahës, Qesarat, Luftinjë).

48. Vlorë
(Qendër Vlorë, Novoselë, Shushicë, Orikum).

49. Selenicë
(Selenicë, Vllahinë, Armen, Sevaster, Kotë, Brataj).

50. Himarë
(Himarë, Horë-Vranisht, Lukovë).

51. Tepelenë
(Tepelenë Qendër, Lopës, Kurvelesh).

52. Këlcyrë
(Këlcyrë, Ballaban, Sukë, Dishnicë).

53. Përmet
(Përmet, Frashër, Qendër, Petran, Çarçovë).

54. Kolonjë
(Ersekë, Mollas, Çlirim, Qendër Ersekë, Barmash, Leskovik).

55. Gjirokastër
(Gjirokastër, Picar, Çepo, Lazarat).

56. Libohovë
(Libohovë, Qendër Libohovë, Odrie, Zagorie, Lunxhëri, Antigonë).

57. Dropull
(Pogon, Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm).

58. Delvinë
(Delvinë, Vërgo).

59. Sarandë
(Sarandë, Ksamil).

60. Livadhja
(Livadhja, Mesopotam, Finiq, Dhivër, Aliko).

61. Konispol
(Konispol, Xarë, Markat).