Shfaqet peshkaqeni Tigër në Sarandë

501
Një peshkaqen Tigër është gjetur i ngordhur në gjirin e Sarandës dhe më pas është nxjerrë në plazhin publik të qytetit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pranë plazhit “Centrali” ndërsa ka mbledhur kureshtarë të shumtë.
Peshkaqeni me gjatësi 2.2 metra, kishte dëmtime pranë kokës, të shkaktuara ndoshta nga goditja me ndonjë anije. Kalimtarët thane se kishin pare diçka të madhe tek pluskonte, gjë që rezultoi më pas të ishte peshkaqeni Tigër, që u nxor në breg nga Dorian Hadëri.
Sigal