Skandali i përgjimeve, rikthehen në detyrë dhe dy efektivët Duka e Xhelilaj

589
Është zhvilluar sot në gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore për Artion Dukën dhe Entiol Xhelilajn, dy efektivët e akuzuar si të përfshirë në çështjen e përgjimeve. Ata, përmes avokatëve të tyre, i kërkuan gjykatës që të ndryshojë masën e sigurisë, ku trupi gjykues ka vendosur që ata të lihen të lirë.
Në seancën e sotme, Duka e Xhelilaj nuk kanë qenë të pranishëm, por janë përfaqësuar nga avokatët e tyre Theodhori Sollaku dhe Shegushe Ligori.
Ndërkaq, Gjykata vendosi kthimin në detyrë të dy oficerëve të forcave operacionale. Seanca është drejtuar nga gjyqtari Metush Saraçi dhe ai ka vendosur që kjo seancë të mbahet me dyer të mbyllura.
Sigal