Pak minuta shi dhe Vlora përmbytet sërish

475
Sigal

Vlora është përmbytur sërish. Mjaftojnë vetëm disa minuta shi dhe rrugët e qytetit bregdetar mbushen me ujë. Reshjet e rëna me intensitet gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës kanë sjellë probleme të shumta në qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve.

Rruga në lagjen “28 Nëntori” ka pasur probleme në qarkullim, po ashtu edhe në zonën e Skelës. Punonjësit e bashkisë dhe ujësjellës kanalizimeve po punojnë për normalizimin e situatës.