Si të merrni dëshminë e penalitetit online dhe falas

1520
Portali e-Albania, përveç shërbimeve të shumta që mund të merrni, tanimë i është shtuar edhe një tjetër.
Të gjithë atë që duan të marrin një dëshmi penalitetit, tanimë nuk duhet të ndjekin procedurat e gjata të shkuarit në postë dhe për të pritur disa ditë derisa ta merrni.
Mjafton të futeni në portalin e-Albania, dhe pasi të bëni aplikimin, specialisti i Kartotekës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues, nëse ka.
Kur aplikimi është i rregullt, verifikohet kërkesa e shtetasit në regjistrat fizikë përkatës dhe përpilohet vërtetimi i kërkuar.
Më pas, vërtetimi i dërgohet me anë të një emaili kërkuesit, ndërsa në rast se ai e kërkon në formatin letër, njoftohet për datën se kur duhet të shkojë për ta marrë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Dokumentacioni i nevojshëm
– Dokument identifikimi të përdoruesit- kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania)
– Në rastin kur aplikimi për vërtetimin e periudhës së burgut bëhet nga vetë shtetasi, atëherë nuk është i nevojshëm asnjë dokument shtesë
– Në rastin kur aplikimi për vërtetimin e periudhës së burgut nuk bëhet nga vetë shtetasi i cili ka kryer dënimin, atëherë ngarkohet një dokument që vërteton lidhjen familjare me shtetasin për të cilin kërkohet ky vërtetim
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
– Zgjidhni shërbimin “Vërtetim i hyrje-daljes nga burgu (dënimi)”
– Plotësoni të dhënat e formularit, duke bashkëngjitur dhe dokumentet plotësuese në rast se kërkohen
– Shtypni butonin “Dërgo”
– Sektori Ligjor dhe i Kartotekës bën shqyrtimin e aplikimit dhe të dokumentacionit përkatës
– Nëse aplikimi pranohet, Sektori Ligjor dhe i Kartotekës përpilon vërtetimin, e nënshkruan në mënyrë elektronike dhe e dërgon automatikisht tek hapësira e aplikantit në e-Albania. Ju do të njoftoheni edhe me anë të e-mail-it se dokumenti është gati, të cilin dhe mund ta gjeni më pas tek “Dokumentet e mia” në seksionin “Hapësira ime” në llogarinë tuaj në e-Albania.
– Në rast se e kërkoni dokumentin në hard-copy, dokumenti printohet dhe ju do të njoftoheni me e-mail se vërtetimi juaj është përgatitur dhe mund ta tërhiqni atë pranë Drejtorisë së Përgjithshme e Burgjeve të Shqipërisë.
Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit është 10 ditë, ndërsa periudha e vlefshmërisë pa afat. E gjithë kjo procedurë është falas.
Sigal