Shqiptari në Austri shndërrohet në ‘hero’, shpëton 2-vjeçaren nga…

594
AUSTRI– Një shqiptar në Austri është shndërruar në hero nga mediat vendase dhe banorët, pasi ka shpëtuar një vajzë të mitur nga dhuna që po ushtronte nëna e saj e alkoolizuar. Ngjarja ka ndodhur në sheshin Braunau të Austrisë, teksa shqiptari Elvis Kadriu 21 vjeç ka ndërhyrë për të shpëtuar vogëlushen nga “kthetrat” e nënës së saj.
Nëna 42-vjecare është parë të keqtrajtoje vajzën e saj të quajtur Leonie, madje e ka përplasur dhe përtokë më gjithë forcën që kishte, ndërsa 2-vjeçarja vetëm qante.
“Skenat që kam parë ende më kanë mbetur në kokë. Nuk mundem të besoj se si një nënë mund të sillet në atë mënyrë ndaj fëmijës së saj. Unë isha duke u kthyer me makinë nga shtëpia e hallës sime”, ka thënë Elvisi për gazetën austriake “Heute.at”.
tyghjnb
Pasi ka parë ngjarjen, 21-vjeçari shqiptar parkon veturën dhe flet me gruan, por ajo vijonte të silleshe në mënyrë shumë agresive.
“Ajo ishte aq e dehur sa që nuk arrinte të qëndronte as në këmbë”, ka shtuar ai.
Vajza e vogël është dërguar në spital, ndërsa policia ka arrestuar gruan.

19554843_1527994363919954_7381733369117147779_n14484908_1242216595831067_8230058925359131780_n
Sigal