Shqiptarët në krizë edhe ndaj leximit, Biblioteka Kombëtare, 40% më pak vizitorë

583
Numri i shqiptarëve që lexojnë duket në rënie të ndjeshme.
Sipas të dhënave nga Instat, numri i frekuentimeve në bibliotekën më të rëndësishme në vend pothuajse është përgjysmuar gjatë vitit 2017.
Numri i frekuentimeve në Bibliotekën Kombëtare zbriti në 88 mijë, nga mbi 150 mijë që kishte qenë në vitin 2016. Efektet e epokës dixhitale po reflektohen qartë në frekuentimin e bibliotekave.
Aksesi i madh në informacion përmes internetit e bën më pak të domosdoshëm frekuentimin e bibliotekës, të paktën për një pjesë të mirë të publikut.
Megjithëse ka më pak lexues në biblioteka, jeta kulturore duket se ka qenë më intensive për sa i takon institucioneve të tjera. Kështu, gjatë vitit të kaluar ishte e dukshme është një rritje e numrit të spektatorëve në shfaqjet kulturore dhe teatrore. Sipas Instat, numri i spektatorëve në Teatrin Kombëtar është rritur me 40%, për një total prej 49 mijë spektatorësh.
Ndërsa në Teatrin e Operas dhe Baletit numri total i shikuesve është rritur me 177% krahasuar me vitin 2016. Me ritme të larta është rritur edhe frekuentimi i galerisë së arteve, ku vitin e kaluar janë regjistruar 36 mijë spektatorë, në rritje me 136% krahasuar me vitin 2016.
Sigal