Shezai Rrokaj: Prokuroria është vënë nën kontrollin politik të mazhorancës

601
Seanca për heqjen e mandatit të Sajmir Tahirit do të ishte përpjekja e fundit e Prokurorisë për t’u shkëputur prej politikës. Atë betejë ajo e humbi. Prej asaj dite politika e mazhorancës shënoi imunitetin dhe paprekshmërinë e saj. U mbyll dosja Rama për thirrjen publike për pjesëmarrje të policëve në mbështetje të mazhorancës. Asnjë shef komisariati të implikuar me drogën në pranga. Megafera Gjiknuri e CEZ- it prej 650 milionë euro është mbuluar nga pluhuri. Zgjidhet prokurori i përkohshëm në mënyrë antikushtetuese. Ekstradohet në mënyrë të paligjshme në Itali kryefinancieri i një bande kriminale të lidhur me emrin e ministrit të brendshëm. Mbahet mbyllur dosja me zë e me figurë e Gjushit e shumë raste si këto. Por gjunjëzimi i prokurorisë ishte njëra anë. Ana tjetër e kapjes prej mazhorancës kishte të bënte me përdorimin e saj për të goditur kundërshtarët politikë. Kjo strategji për kapjen e gjyqësorit është rruga që mazhoranca ka zgjedhur për kapjen e shtetit dhe rikthimin e reminishencës parti-shtet. Në këtë rrugë u fut dhe u sponsorizua tërë propaganda pushtetare për ta deformuar procesin e vetingut, duke i dhënë gradualisht karakter njëpartiak dhe jopluralist.
Gjyqi politik që iu bë organit të prokurorisë ditën që u kërkua heqja e mandatit te Tahirit, shënoi preludin e kapjes së saj prej mazhorancës. Prej asaj dite qeveria po dëshmon hap pas hapi kapjen e shtetit. Ne nuk mbrojmë asnjë të inkriminuar, i çdo force politike qoftë. Ne inkurajojmë drejtësinë të jetë e drejtë dhe barabartë për të gjithë: si për ata që me para, me pushtet apo me terrorin kriminal e blejnë atë ashtu dhe për ata që ndëkohen pse nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e ujit dhe të energjisë. Kjo është drejtësia që duam. Përdorimi i saj për të kapur shtetin nga ana e mazhorancës, duke e trysnuar opozitën po dëshmon fillimin e një epoke të pushtimit të demokracisë prej oligarkisë.
Sigal