Shqiptarët drejt Francës, fluks në pikat kufitare

52
Në pikat kufitare të vendit, gjatë ditëve të fundit është vërejtur një rritje e udhëtarëve me destinacion Francën. Duket se qytetarët e presin me mjaft interes të ndjekin nga afër rrugëtimin e kombëtares së futbollit në europian. Në 9 ditët e para të qershorit, numri i udhëtarëve që kanë lënë vendin është shtuar me mbi 2 mijë persona. Por numri i qytetarëve shqiptar që do të ndjekin kombëtaren nga afër në europian mendohet të jetë edhe më i lartë. 
9-ditëshi i parë i qershorit të vitit të kaluar krahasuar me këtë vit është rreth 200 shtetas më pak, të cilët ka dalë nga vendi. Por edhe kjo statistikë e ka një shpjegim. Burime nga policia kufitare arsyetojnë se gjatë kësaj periudhe të vitit të kaluar, mijëra qytetar u larguan drejt vendeve të Bashkimit Europian me qëllim përfitimin e azilit. Duke llogaritur fluksin e fillim qershorit 2015 me 200 persona më pak të këtij viti, mendohet që numri i personave që kanë dalë nga Shqipëria me qëllim ndjekjen e kombëtares në Francë të jetë i lartë.