Shorti, më 29 shtator Fullani në gjykatë, kryeson trupën Artan Gjermeni

197
Nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përgjegjës që me veprimet dhe mos veprimet e tij ndikoi në vjedhjen e 713 milion lekëve nga thesari i shtetit, ish-guvernatori Adrian Fullani del para gjykatës më 29 shator.
Pas hedhjes së shortit në Gjykatën Penale të Tiranës është caktuar mesdita e 29 shtatorit dhe gjyqtari Artan Gjermeni për të zhvilluar këtë proces.
Po ashtu Fullani akuzohet nga prokuroria dhe për tenderin e hotel “Dajtit” me vlerë 30 milion euro, objekt ky i blerë nga Banka e Shqipërisë nga ish qeveria Berisha.
Vetë Fullani ka deklaruar se ai është i pafajshëm, ndërsa për skandalin me thesarin e bankës pas hekurave qëndrojnë aktualisht Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia dy ish vartësit e Fullanit.