Shkodë/ Vrau gruan e pronarit në tualetin e mobilerisë, rrëzohet kërkesa e 35-vjeçarit për pafajësi

557
Sigal

Babai i katër fëmijëve, Fatjon Karmeshtna kishte apeluar vendimin për dënimin e përjetshëm të tij lidhur me Suela Sulës në 18 prill 2016, në tualetin e mobilerisë së saj në Bushat të Shkodrës, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sula.

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e tij për pafajësi  ndërkohë që ndaj të akuzuarit lihet në fuqi vendimi i Prokurorisë.

Karmeshtna mbyti me duar Suela Sulën në 18 prill 2016, në tualetin e mobilerisë së saj në Bushat të Shkodrës, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sula, ngjarje e cila tronditi përpara 3 vitesh Shkodrën.

Në provat kundër tij përfshihet edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës në të cilin dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i dënuari, Karmeshtna, flasin me njëri-tjetrin.

Nga kjo rezulton se ata kanë një raport të ngushtë dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frikë se do të ndahej dhe do t’i merrtee biznesit të tij.