Shi i rrëmbyeshëm dhe përmbytje, ja çfarë po ndodh në Sarandë

158

Reshjet e dendura të shiut që vijojnë të bien kanë sjellë jo pak probleme në jug të vendit.

Në qytetin e Sarandës uji ka pushtuar rrugët duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave dhe banorëve.

Niveli i ujit në rrugët e qytetit është i lartë, ndërsa nga përmbytjet nuk kanë shpëtuar as bizneset

Sipas parashikimeve të meterologëve, reshjet e shiut do të vijojnë edhe gjatë orëve të natës dhe gjatë ditës së nesërme. Madje, sipas IGJEUM, edhe qarqe të tjera rrezikohen nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet.