Sërish shtrëngata, breshër e rrufe, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

274

IGJEUM sjell parashikimin e motit per sot dhe neser, si me poshte;

Sot pasdite (e mërkurë, dt.17) dhe nesër (e enjte, dt.18), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër pasdite vonë në zona të kufizuara të qarqeve, mund të shfaqet ndonjë reshje në formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe, breshër dhe erë të fortë momentale). Por, kjo mundësi është shumë e vogël krahasuar me ditët e kaluara.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 29 °C

në vendet e ulëta: 22 / 31 °C

në vendet malore: 13 / 26 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.17) dhe nesër (e enjte, dt.18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe gjatë pasdites së sotme për momente të shkurtra deri e fortë në qarqet bregdetare dhe jugore.