“Sagem” prodhon pasaporta false, i futur në “bunkerin” e Dhomës Amerikane të Tregtësië

540
Sipas faqes zyrtare të publikuar prej firmës “Sagem”, por me emrin “Aleat”, pranohet publikisht ky fakt: Në përputhje me kontratën e koncesionit, koncesionari “Aleat” ka themeluar kompaninë koncesionare Aleat Sh.pk (referuar si Aleat), një kompani me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar dhe që vepron në përputhje me legjislacionin shqiptar, të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit më 18 Gusht 2008, me numër unik identifikimi NIPT K82018015V, me seli në Rr. Xhanfize Keko, Tiranë, Shqipëri, e përfaqësuar sipas rregullit nga Z. Jean Alain JOUAN, në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv CEO. Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë (referuar si Autoriteti Kontraktor) është e përfaqësuar rregullisht nga Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Saimir Tahiri. Kompania “Morpho” (njohur më parë nën emrin Sagem Security siç vërtetohet nga Certifikata e Regjistrimit të Biznesit në Francë) është shoqëri aksionere, e regjistruar me seli në adresën 11, boulevard Gallieni, 92130 lssy-less Moulineaux, France, sot e përfaqësuar nga Z. Philippe PETITCOLIN, i autorizuar rregullisht për qëllimet e kësaj kontrate në cilësinë e tij të Kryetarit të Bordit dhe Drejtorit Ekzekutiv CEO dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (AAEF), një organizatë jo fitim-prurëse e themeluar sipas ligjeve të shtetit Delaëare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e regjistruar me seli në adresën 14 East 60th Street, Suite 407, Neë York, NY 10022 USA, sot e përfaqësuar nga Z. Michael GRANOFF, Kryetar Bordi dhe me zyrë përfaqësuese drejtuese në Rr. Ibrahim Rugova, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati 11, Tiranë, Shqipëri, e përfaqësuar nga Z. Aleksandër SARAPULI dhe Z. Martin MATA, të autorizuar rregullisht për përmbushjen e qëllimeve të kësaj kontrate të “Aleat”. Firma Aleat Sh.p.k. (“Aleat”) është një kompani që operon në Shqipëri në bazë kontrate konçesioni të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe konsorciumit të Morpho SA (Francë) dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (Shqipëri) për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe Pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë. Kontrata e konçesionit u ratifikua me ligjin nr. 9972 datë më 27.08.2008, dhe ndryshuar dhe zgjeruar kohët e fundit me ligjin nr. 129/2013, data në 25.04.2013.
Pyetjet që shtrohen janë këto: Në këtë faqe të dhënash zyrtare të “Sagem”, figuron edhe emri Martin Mata. Ky person që “menaxhon” punët e “Sagem” në Shqipëri, në datën 30 shtator 2015, rezulton të jetë dekoruar nga Presidenti i Republikës zoti Bujar Nishani, me Dekretin Nr. 9250, me tiutllin: “Për Merita të Veçanta Civile” me motivacionin “Në vlerësim të kontributit të tij të rëndësishëm dhe punës së vyer për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të sektorit privat në vendin tonë, si dhe për drejtimin vizionar shumëvjeçar të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit”. Kujtojmë, që presidenti Nishani, rezulton të jetë ish-Ministri i Brendshëm, që e ofroi në Shqipëri dhe shpalli fitues firmën “Sagem”, duke i dhënë koncesionin e prodhimit të pasaportave e kartave të identitetit në Shqipëri, duke e shpallur fitues me një proces korruptim e klientelist me procedura, me prova e letra false! Në faqen zyrtare të “Aleat” (Sagem) publikohet edhe një emër tjetër, i cili qenka pjesë e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri dhe ka kujdestarinë e realizimit të biznesit të pasaportave e kartave që ushtron koncesionari “Sagem” në Shqipëri. Pyetja shtrohet kështu: Cili është roli i Aleksandër Carapulit, në këtë biznes-krim të paprekshëm nga shteti dhe drejtësia shqiptare, që firma “Sagem” kryen me pasaporatat dhe kartat e pa sigurta që prodhon në Shqipëri, duke mos u prekur nga shteti e nga drejtësia edhe pse koncesionin e ka ëprfituar në mënyrë të paligdhme dhe po e zabton në kundërshtim me ligjin për sigurinë kombëtare e ndërkombëtare dhe në shkelje të plotë të detyrimeve kontraktore? 
——————————————————-
“Sagem” pranon 10 mashtrimet e përdorura që bindën shtetin shqiptara për zgjatjen e kontratës 10 vjet
Viti 2013 ka qënë një vit shumë i rëndësishëm për zhvillimin aktual dhe të ardhshëm të Shqipërisë e-Dixhitale. Në Mars 2013, Konsorciumi ynë “Morpho SA (Francë)-Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (Shqipëri)” dhe Qeveria Shqiptare kanë finalizuar me sukses një sërë takimesh e negociatash për zgjatjen e kontratës së konçesionit për një periudhë kohore prej 10 vjetësh e cila u realizua. Po si u arrit të bindej shteti shqiptar, përballë mashtrimeve të bëra nga “Sagem” në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese dhe të firmoste zgjatjen e kontratës së saj me 10 vite??
1. Për shkak të vullnetit të palëve Ministri e Brendshme-“Sagem” 
2. Për shkak të suksesit të procesit
3. Për shkak të mosparashikimit të kohës së koncesionit pas një kohe shumë të shkurtër
4. Për shkak të mos plotësimit të dokumentacionit në kohën e duhur
5. Për shkak të merakut për jetëgjatësinë e dokumenteve, të cilat që të jenë të plota duan 10 vjet e jo 5 vjet.
6. Për shkak të kompleksitetit të vetë sistemit
7. Për shkak përpjekjeve për të plotësuar një nga standardet e kërkuara për të qenë pjesë e BE-së lidhur me teknologjinë e përparuar, të cilën nuk e futëm do në kohë 
8. Për shkak të mos plotësimit të standardeve në përzgjedhje, për të pasur kohë për ofruar dokumente të sigurta dhe mundësi teknike për përdorimin e dokumentit elektronik, letërnjoftimit, si çelësi bazë për shërbime të tjera dixhitale që do të ndihmonin shoqërinë shqiptare, biznesin dhe shtetasit shqiptarë. 
9. Për shkak të lodhjes dhe merakut mbi 5 vjeçar për rinovimin e dokumenteve në përputhje me ligjet përkatëse që ka qeveria shqiptare, kompleksitetit e sistemit dhe mundësinë e mbajtjes së këtyre standardeve. 
10. Për shkak se Shteti Shqiptar, kur hartoi kontratën 5 vjeçare nuk e dinte që në këto lloj shërbimesh e sistemesh koha e kontratës duhet të jetë minimalisht 10 vjet.
————————————————————
Video e zhvillimit të tenderit/Ja si u kualifikua “Sagem” me procedura e prova false
Pranimi i ofertave nga firmat për këtë çështje është zhvilluar pak ditë më parë në mjediset e Ministrisë së Brendshme. Zv/ministri Ferdinand Poni ka hapur një nga një zarfet e firmave konkurruese në tender. Pamjet filmike tregojnë qartë se në momentin kur ka ardhur radha e kompanisë franceze “SAGEM” janë vënë re problemet e para por edhe kontestimet e para të konkurrentëve të tjerë. Sipas një ankese që ka mbërritur në redaksinë e “Shekullit” shkelja e parë e firmës franceze “SAGEM” është se në tenderin e kartave në Shqipëri nuk plotesoi detyrimin ligjor të dorëzimit të specimeneve(mostrave) të kartave të parashikuar nga termat e referencës, kërkesa 117, 126, 128, pyetja 9 dhe shpjegimi 16 i datës 4 shkurt. Në pamjet filmike tregohet se vetë përfaqësuesi i firmës “SAGEM” ka pranuar gjatë zhvillimit të tenderit që nuk patën kohë, që të përgatisnin specimenet e kartave me polikarbonat. Ai është justifikuar duke thënë se gjatë transportit me avion, mostrat që duhet të paraqiste në Tiranë ishin dëmtuar dhe për këtë arsye i kishte zëvendësuar me disa të tjera. Kjo gjë është vënë re edhe nga zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili ka bërë hapjen e zarfeve. Mostrat e paraqitura nga francezët ishin disa karta krediti si dhe një kartë për punonjësit e një firme në Itali por asnjë mostër të ndonjë kartë identiteti në mënyrë që të shihej cilësia e punës së bërë nga firma franceze. I pyetur nga Poni për këtë rast, vetë përfaqësuesi i “SAGEM” ka pranuar se dosja e tij ishte e paplotë për arsye teknike. Ata ishin përpjekur që të krijonin edhe një herë dokumentet origjinale por nuk ia kishin arritur qëllimit.
Ogra: Këtu janë plan-vendosjet, besoj. Çfarë është kjo Sagem-Ogra? Sagem: Është një nënkompani tjetër… 
Poni: Nuk ka shembull karte ID në polikarbonat. A nuk keni sjellë ndonjë rast karte në polikarbonat? 
Sagem: Nuk kemi patur kohë të mjaftueshme për t’i sjellë në polikarbonat. Kemi sjellë një hibrid të ngjashëm.. 
Poni: Po hibridi? Çfarë ka të veçantë hibridi juaj?
Sagem: Nuk patëm mundësi, pasi kërkesa ishte në fund të janarit dhe nuk u arrit. Në cilin material është oferta për kartat elektronike? 
Poni: Si në cilin material? Do të marrim atë që kemi kërkuar… 
Konsorciumi RIE, Itali-Hungari 
RIE: A mund t’u themi diçka, një vërejtje? Për shkak të transportit në rrugë ajrore, na është dëmtuar dokumentacioni dhe mungojnë.. Bëmë të pamundurën për të krijuar failet origjinale, por nuk mundëm dot. 
Poni: Çfarë doni të thoni me këtë?
RIE: Besoj që nuk është në ndonjë cilësi të mirë, që do ta shikoni këtu. Poni: Ne po shohim ç’është… Ne këtu nuk bëjmë asnjë vlerësim për dosjen… Do të bëjmë një evidentim të kujdesshëm, vetëm kaq. Kjo është kartë krediti… Pastaj, të gjitha këto janë karta krediti?
RIE: Ka shembuj, ka disa kampionë të ndryshëm, pasi kemi humbur origjinalin, jemi munduar t’i përshtatim. Ato janë për sistemin mjekësor të regjionit të Ventos, për sanitaret profesioniste.
Poni: Por nuk keni shembuj të kartave të identitetit, siç i duam ne, apo jo? Siç ishin pasaportat, psh. Kjo është një kartë identiteti në UK, të paktën kështu thotë një mostër, kjo është një visa card..(tregon materialet në dosje) Indra, Spanjë Ka paraqitur marrëveshje bashkëpunimi me IBM, DataCard& Oberthur Poni (numëron) 13 pasaporta, 2 më pak seç kërkohen. Zetes, Belgjikë. Castro i “Bundesdruckerei” proteston për mbërritjen me vonesë të përfaqësuesve të ” Zetes”.
Poni: Ka një letër që i drejtohet ministrit për verifikimin e kësaj certifikate. Dokument për strukturën e kartës, që ka dhe një tabelë… Pastaj ka një strukturë të testuar e kartës në polikarbonat, sipas testit ISO 10373 dhe raporti është origjinal, në janar 2007, me 34 faqe. A mund të më jepni një shpjegim se ç’janë këto raporte?
Zetes: Ato janë prova të ndryshme që përputhem me standardet ISO.