Nis pazari i heshtur i dorëheqjes së zyrtarëve të “damkosur”, priten zgjedhje të reja

485
Atë që nuk po e bëjnë dot prej 1 viti protestat e shpeshtuara të opozitës e të shoqërisë civile dhe që nuk po pranon ta bëj as maxhoranca, duket se mund ta bëj ligji për dekriminalizimin e politikës, shtetit dhe të administratës publike. E kemi fjalën për zgjedhjet e parakohshme, të cilat sipas zhvillimeve të fundit që po ndodhin pas verdiktit përfundimtar të Venecias, po japin sinjale të plota e të dukshme, se janë gati për të ndodhur së shpejti. Mesa kuptohet, nuk ka rrugë tjetër përveç shkuarjes në zgjedhje të parakohshme jo vetëm parlamentare, përderisa politika dhe shteti shqiptar janë përfshirë me detyrim ndërkombëtar e jo me dëshirë, në një proces “pastrimi”, që largon nga funksionet dhe nxjerr nga zyrat shtetarë e politikanë të “damkosur” me njolla krimi, ose të lidhur e bashkëpunues me krimin. Këtë proces “pastrimi” që do të bëhet me detyrimin e ndërkombëtarëve, nuk e ndal dot asnjë fuqi tjetër brenda spektrit politik shqiptar, i cili prej ditësh po përpëlitet në tavolina komisionesh fiktive e teatrale, me sikletin dhe lojërat banalisht të dukshme për të mbrojtur liderët e tyre, veten si pjesë e afërt e liderëve dhe ç’mund të mbrohet nga pjesa tjetër e “ushtrisë” që i përket botës së krimit. Pikërisht tek kjo “ushtri” e inkriminuar zyrtarësh, shtetarësh e politikanësh qëndron vështirësia e liderëve politikë. 

Venecia ka dhënë mënyrën e largimit të tyre, por kupola politike shqiptare nuk ka fuqinë për të realizuar mbasi është ajo që e ka futur dhe e ka mbajtur aktive në krye të partive dhe zyrave të shtetit e të politikës këtë “ushtri” të inkriminuarish, të cilët siç dihet nuk e kanë fituar postin, apo mandatin me votë, por e kanë blerë në pazare me liderët e partive duke “derdhur miliona” prej të ardhurave nga ajo botë e pisët krimi që kanë jetuar deri përpara mandatimit, apo emërimit në detyra. Këtë e provon fakti, që prej 3 ditësh, nuk po nis konkretizimi i platformës së Venecias, por prej palëve janë rikthyer qëllimisht e me paramendim skenat e gjoja grindjeve dhe lojërat e “pingpongut” e makinacioneve 25 vjeçare me “cic-micet” e dala boje të tipit “ma lage, s’ma lage”, “më the, të thashë”, “dua, s’dua” etj. Kjo po ndodh, megjithëse në tavolinat e tyre pozita dhe opozita kanë “traktatin” e Venecias, si i detyrim për zbatim me “pikë e presje” dhe pa asnjë devijim e vonesë. Nuk e dimë, nëse kjo është një lojë mirëkuptuese si shumë lojëra të tjera “tradicionale” të bëra mes palëve “blu e rozë” në këto 25 vite në kurriz të interesave kombëtare dhe të popullit, por dimë që procesi i dekriminalizimit, do të bëhet! Ajo që kuptohet nga kjo “tollovi” gjoja grindjesh mes palëve pozitë-opozitë edhe pas vendimit të Venecias, ka një “kleçkë” tjetër që mundon palët dhe vonon procesin edhe… pak orë, ose pak ditë! Burime konfidenciale nga PS, deklarojnë se procesi i dekriminalizimit është menduar të nis pas kongresit të PS, për të mos krijuar krizë tjetër të tipit “Blushi”, apo më të rëndë e më të gjerë brenda kupolës së pozitës, prej atyre që do të detyrohen të largohen me formularë!

 Ndërsa burime konfidenciale nga PD, na bëjnë më dije një motiv tjetër, lidhur me vonesën e procesit, duke u futur në një gjoja “konflikt” brenda komisionit politiko-parlamentar të dekriminalizimit, siç po ndodh në fakt. Ky motiv me frikë krize prej kolegëve dhe “bërje gjynahu” ndaj miqve kontigjent i dekriminalizimit, ka këtë shpjegim real që mbahet i fshehtë nga palët: Është kjo, një manovër për të mos bërë dekriminalizmin si si proces zyrtar e ligjor me formularin “Venecia”, por si vetë-veprim të zyrtarëve, shtetarëve e politikanëve të “damkosur” me vetë-largim me vullnet të lirë me “dorëheqje” të heshtur, duke inskenuar e nxitur fiktivisht, zgjedhje të parakohshme gjoja të diktuara prej “konfliktit” pa rrugëzgjidhje mes palëve! Pra, flitet për një skenar mes palëve pozitë-opozitë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, duke mos futur në listat e kandidimit emrat e politikanëve që njihen e janë subjekt i dekriminalizmit dhe pas zgjedhjeve të reja, këta të mos përfshihen as në administratën shtetërore, apo në strukturat drejtuese të partive , duke u vënë si pengesë plotësimin e formularit të dekriminalizimit. Ajo që po diskutohet në pazarin sekret të palëve ka lidhje me një zgjedhje tjetër po me temën e dekriminalizimit. Ajo që po dikstuoeht në këtë skenar për zgjedhje të parakohshme, ka lidhje me projektin e palëve, që bashkë me zgjedhjet parlamentare, të bëhen edhe zgjedhjet lokale. Në fakt, këtë kushtëzim për zgjedhjet në një datë si për ato parlamentare dhe të pushtetit vendor e dikton edhe realiteti që procesi i dekriminalizimit i rrëzon të dy pushtetet, mbasi të dy këto pushtete si parlamenti edhe bashkitë ajnë tejmbushur me element të botës së krimit si deputetë, ministra, zv/ministra, diplomatë, drejtor institucionesh lokale e qendrore rajonale në energji, arsim, shëndetësi, polici e kudo! Dhe ky sekanr ka nisur të zbatohet, duke nisur dorëheqjet e para të atyre që “mbyt” platforma spastruese e Venecias, por edhe nxitimi i degëve të partive politike në zona, për të publikuar “dosjet e zeza” të zyrtarëve lokalë të cilët janë të skeduar me “letra” si kontingjente të drejtësisë brenda e ajshtë sqhipërisë e që ndodhen në funksione shtetërore, ose si të zgjedhur e të emëruar në pushtetin vendor! 
Sigal