Në kujtim të Luftës legjendare në Tendën Qypit, me pushtuesit “nazist”

1332
Po citojmë thënie të popullit në thellësi të shekujve

Ngjarje dhe kujtime
“O ju djemtë e Skraparit, si rrufe në shi të beharit…. marsho ditë e marsho natë, nuk u lodhi rrugë e gjatë, ….Skënderbeu përloti sytë, se nuk bën nëna Hajdin të dytë,….
…Ja kur vjen Pasho Koka, tundet vendi, dridhet toka në kala para te porta….
…Veç në u rrëzoftë Qafa e Nartës do të dorëzohen djemtë e Backës…
…Në fushë të Myzeqesë, te këneta në Belinë, Tefik Trëndelinë me vesë, re dëshmor për Shqipërinë….
….Ke rritur në shekuj lis e burrëri, 
O Skrapar i vjetër , o Skrapar i Ri,
sa burra të shquar i dhe vendit ti.
”Këto vargje rapsodike të populli dëshmojnë historinë në shekuj dhe etapa të ndryshme ku skrapallinjtë e kudondodhur gjatë luftërave për liri. Në një raport që i bëhej Hitlerit në atë kohë i thuhej se për të shuar lëvizjen ANÇL, përkrahësit e tij, i kërkonin të bënte një operacion nazist. Për këtë, një batalion “Brandez- burgas”, erdhi nga Jugosllavia dhe u përqendrua në Berat. Sipas ditarit të tyre në 9 janar 1944 arriti në Novaj, më 11.01.1944 kaloi qafën e Devrisë dhe për 3-4 ditë rresht ushtroi terror në Vlush, Kapinovë, Turbuhovë, Krushovë etj. Pasi u lidh me forcat që erdhën nga Korça u drejtuan për në Çorovodë dhe mandej drejt Tendës së Qypit. Në nëntor të vitit 1943 u bë një përpjekje për t’u formuar grupi i Skraparit në Çepan te shkolla dhe një pjesë në Siticë pranë shtëpisë së Abdylit. Ajo që na la përshtypjen ishte se u bashkuan me të dhe disa që mbanin anën e Ballit. Por kjo nuk zgjati shumë sepse fashizmi si kudo mbolli përçarje. Më 17 janar të 1944-s në fshatin Liqeth u formua grupi i Skraparit nën komandën e Zylyftar Veleshnjës dhe komisarit Iljaz Sevranit. Grupi mbylli portën e qafë së Shkozës dhe mbronte lartësitë në Vëndreshë, Lakshëz, Spatharë dhe Tëndën e Qypit. Me fillimin e operacionit armik Kahraman Ylli i drejtohet me një letër Zylyftarit: “Gjermanët nuk duhet të dalin nga Skrapari pa u ndëshkuar”. Nga sa mësuam gjermanët të udhëhequr nga disa bashkëpunëtorë e befasuan atë krahinë dhe vranë 114 vetë. Në këto situatë reprezaljesh nga nazistet filloi luftën grupi i Skraparit. Duke gdhirë 20 janar 1944 nga kodrat dhe shpatet e fshatit Veleshnje, Maja e Karakollit e anashmarrë nga të dy krahët ra në duart e gjermanëve. Për të përballuar këto forca u ngritën edhe vet fshatarët e Veleshnjes, Nishicës, Cerovës, Spatharës e Vëndreshës dhe lufta po vazhdonte e përgjakshme në favor të gjermanëve të cilët vunë në përdorim dhe artilerinë malore dhe rrihnin pa pushim llogoret ku qëndronin partizanët trima të Skraparit. Lajmi se po vjen Brigada e Parë e rriti dhe më shumë moralin e partizanëve. Në qafë të malit sipër shtëpisë së Tahir Murrizit u takuan dy heronjtë, Mehmet Shehu e Zylyftar Veleshnja. Në krahun e djathtë do të vepronte Brigade e Parë e në të majtë vetë Zylyftari. Në majë qëndronte luftëtari i paepur Xhevair Spathara (Arapi). Kryesulmi filloi nga qafa e Sofiut drejt kurrizit që të çon për në Veleshnje. Kryesulmin e udhëhiqte vetë Mehmet Shehu por pranë tij dhe para tij qëndrojnë trimat Adil Prishta, Skënder Malindi, Teki Veleshnja, etj. Nga krahu i majtë sulmon kompania e komanduar nga Sabri Sevrani, ajo mundi t’u dalë nazistëve në shpinë. Në krahun e majtë qëndron dhe batalioni i komanduar nga Petref Alizoti, Isa Spathara, Bari Zaimi dhe shumë të tjerë që nuk janë përmendur. Paradite ra Hysni Xhakua dhe Njazi Nishica. Në kohën kur lufta nga Brigada e Parë kishte arritur kulmin sa nuk merrej vesh ku ishin partizanët dhe ku gjermanët, ndodhi një gjë e papritur, një togë nazistësh depërtuan nga përroi i Kumanikut dhe dolën direkt në qafën ku qëndronte vetë Zylyftari dhe Iljazi, të dy u plagosën rëndë. Bombat e Ali Zaimit, Kasëm Veleshnjes dhe disa partizanëve të tjerë e stabilizuan situatën. Në krye të tyre ra Ali Zaimi dhe të tjerë partizan nga brigade e parë në krahun e djathtë, e megjithatë sulmi nuk u ndal deri sa u err. Gjermanët u tërhoqën. Më 21.1.1944, në fushën e përgjakur të betejës ra një qetësi e përkohshme. Beteja qe aq e përgjakshme, e madhe, sa edhe lisat e pemët e tjera zbardhonin nga plumbat e marrë. Një aeroplan e prishi qetësinë, ai erdhi nga lugina e Osumit dhe u ul në Çorovodë, në zallishte për të marrë të plagosurit dhe kufomat e nazistëve. Në të ngritur, aeroplani, u dogj, pasi u kap nga degët e rrapeve. Gjermanët, manovruan, ata marrin në drejtim të Vëndreshës dhe sulmin e dytë, me 22.01.1944 e filluan drejt Tendës së Qypit, nga ana e Vëndreshës. Nga forcat partizane u hodh në sulm dhe batalioni italian, Antonio Gramshi…Lufta vazhdoi e ashpër, pëllëmbë për pëllëmbë, drejt majës së Tendës së Qypit, Memolashit, Derrasë së Kajcës. Nazistëve u erdhën përforcime, nga Qafa e Kiçokut,iu erdhi dhe artileria e rendë, që u vendos në Ballaban dhe që andej qëllonte pas shpine partizanët tanë trima dhe heroikë. Duke kujtuar sot këtë betejë të luftës partizane, në këto 4-5 ditë lufte, veç heroizmit partizan, shpërthen si vullkan edhe dashuria e përkrahja e popullit të të gjithë këtyre anëve, të Kajces, Muzhakës, Çepanit, Zabërzanit, të cilët zunë malin Torroninës, si nyje e rëndësishme e qëndresës ndaj armikut, ndihmë e rëndësishme ndaj forcave partizane. Kjo betejë, që përjetësonte Luftën partizane, të popullit trim, të solidaritetit të plotë dhe të lidhjes së popullit me partizanët. Në krahë e ngritën komandantin legjendar Zylyftar Veleshnja partizanët e thjeshtë nga Vëndresha e Spathara edhe e çuan në spitalin partizanë, Iljaz Sevrani, i lidhën nofullën komisarit gojëmbël, të cilët e çuan në spitalin e Mesdheut për t’u kuruar. Simbol për edukimin me dashuri për atdheun është kujtimi i kësaj lufte, për breza të tërë të rinjsh të Shqipërisë. Dashuri për vendin, duhet të ndritë zjarr zemrat e çdo shqiptari, për të ruajtur e kultivuar vlerat e larta të kësaj në çdo kohë të Luftës Nacional Çlirimtare.
Qani ZAIMI
Sigal