Rrjedhje gazi nga bombola, banesa përfshihet nga flakët në Tiranë

124

Një banesë është përfshirë nga flakët pak çaste më parë në Tiranë, në rrugën ‘Ferit Xhajko’.

Mësohet se fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Raportohet se shkak i flakëve në banesë dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombola.

Forcat zjarrfikëse të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, bënë të mundur evakuimin e banorëve në banesë, duke shuar më pas flakët.