Detaje/ Vrasja e Shkëlzen Kastratit, mbi shtatë të shoqëruar në Durrës, një tjetër në Fier

201
Sigal

Kanë dalë detaje të tjera nga operacioni i kontrolleve në disa qytete për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në Fier.

Rreth 7-8 persona janë shoqëruar vetëm në Durrës, kurse një tjetër po merret në pyetje në Fier. Më parë të ndaluar pati edhe në Tiranë.

Prokuroria po heton të gjitha pistat e vrasjes, përfshirë edhe ata që kanë pasur konflikte me të apo familjarë të tij.

Ndërkohë është marrë dhe dokumentacioni i automjetit tip ‘’Range Rover’’ me targa greke, që autori dyshohet se e përdori dhe e dogji poshtë mbikalimit të Baltazezës pasi kreu atentatin.