Shpëton Ahmetaj, nën akuzë Koka, Bllako, Mërtiri, Zoto e Gugallja,

132
Sigal

Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Tiranës, proçedim penal nr.277 i vitit 2020, që bën fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale e kryer në rrethanën cilësuese në bashkëpunim”, në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhyl Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. Objekti i hetimeve të këtij proçedimi penal kanë qënë veprimet e kryera për proçedurën e ndjekur për lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt :Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate konçensioni, kontratë e cila është lidhur midis Ministrisësë Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k.