Reshjet e shiut në Lezhë, 220 hektarë tokë bujqësore të përmbytura

106
Sigal

Situata e motit në qarkun e Lezhës vijon të jetë problematike, nga reshjet e dendura të shiut gjatë fundjavës.

Sipas njoftimit nga prefektura e Lezhës aktualisht raportohen 220 hektarë tokë të përmbytura, ndërsa niveli i lumenjve është në kuota normale, pa probleme për vërshime të reja.

NJOFTIMI PËR QARKUN LEZHË:

Lumi Drin është ne kuota normale, Hidrovori Balldreni punon në kuotë -1.95 m, në ish kënetën Torovicës ka rreth 120 ha , hidrovori Shllinza kuota -0.8m  në zonën e Laçit ish kënetën e Gjonëmit ka rreth 100 ha te permbytura. Total qarku ka 220 ha tokë të përmbytura. Kuota lumenjve Gjader e Mat, normale. Strukturat e MC të bashkisë Mirditë  dhe të bashkive të tjera vazhdojnë punën për riparimet e mundshme.

Lezha ka qenë një nga qarqet më të prekura nga moti i keq, ku për shkak të bllokimit të kanalizimeve rrugë e toka bujqësore përmbyten, ndërsa rrezikohen edhe banesat pranë përrenjve dhe lumenjëve.