Nazarko: Pushimet e luksit më paratë e inceneratorëve, rrëzojnë qeverinë

216
Sigal

Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar akuzat ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj që e cilësojnë si të lidhur me pronarët e shoqërive të inceneratorëve. Nazarko thotë se nëse akuzat vërtetohen, bie e gjithë qeveria. Sipas tij, të vërtetohet që Ahmetaj ka përfituar pushime luksoze e ka fjetur në hotele të paguara nga personat që po hetohen në lidhje me inceneratorët, bën që qeveria të rrëzohet. “Dy nga prokurorët kishin hequr nga dosja një pjesë të dokumenteve që nxirrnin në pah lidhje me një nga zëvendëskryeministrat e qeverisë, nëse është e vërtetë, rrëzon gati gjysmën e qeverisë, sepse është zëvendëskryeministri i këtij vendi. Për 30 vjet rresht, sistemi gjyqësor i Shqipërisë e ka ndarë historinë e vet, pjesën e çështjeve politike që ka qenë nën komandon e pushtetit qendror, nëpërmjet kryeprokurorit që ka qenë institucioni monokratik, kurse sot kjo histori nuk është më kështu. Prokuroria e Përgjithshme sot kontrollon hajdutet. Unë diku pashë që Ahmetajt i kanë caktuar një prokuror që fle në konvikt që është nga Pogradeci,”- tha Nazarko. Deri më tani nuk ka një nisje hetimi ndaj Ahmetajt, por është depozituar një kallëzim në të cilin pretendohet se prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi kanë fshehur provat për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist, Ahmetajn. Sipas kallëzimit, Klodian Zoto, i shpallur në kërkim, ka përdorur kartën e tij bankare për të paguar udhëtimet ndaj Arben Ahmetajt dhe bashkëshortes së tij, Erjola Hoxha. Këto prova janë gjetur në kompjuterin e sekuestruar të Klodian Zotos, ku nëpërmjet emaileve janë evidentuar rezervime hotelesh, kryesisht në suita për Ahmetajn