Lajmet se është larguar nga LSI / Reagon Sokol Dervishaj: Një fake news në vazhdën e një maratone fake news që do lexojmë edhe në të ardhmen!

326
Sigal

Mediat afër qeverisë kanë nxituar të sajojnë një lajm se anëtari i kryesisë së LSI, Sokol Dervishaj ka kaluar me Partinë Socialiste. Menjëherë pas këtij lajmi të rremë, ka reaguar vetë Sokol Dervishaj, i cili thotë ndër të tjera se: “si njëri nga anëtarët themelues të LSI dhe për këdo që më njeh sado pak, unë nuk hyj në kategorinë e njerëzve që kanë nevojë për sufler apo zëdhënës. Nëse do të isha distancuar apo larguar nga partia që kemi bashkë themeluar me shumë kolegë të nderuar, do të kisha si gjithnjë kurajën të deklarohesha vet për qëndrimin apo vendimin tim, duke ua bërë këtë të ditur më parë te gjithë atyre që kemi bashkudhëtuar këto 17 vite”.

Reagimi i plotë për mediat:

Me indinjatë lexova një pseudo-lajm që në mënyrë krejt abuzive për një media profesionale është shfaqur si buja e radhës në programin mediatik që ka filluar të dominojë mbi debatin real programor të asaj që duhet të ishte beteja e ideve në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Si njëri nga anëtarët themelues të LSI dhe për këdo që më njeh sado pak, unë nuk hyj në kategorinë e njerëzve që kanë nevojë për sufler apo zëdhënës. Nëse do të isha distancuar apo larguar nga partia që kemi bashkë themeluar me shumë kolegë të nderuar, do të kisha si gjithnjë kurajën të deklarohesha vet për qëndrimin apo vendimin tim, duke ua bërë këtë të ditur më parë te gjithë atyre që kemi bashkudhëtuar këto 17 vite. Por fatkeqësisht për abuzuesit me të vërtetën, kjo gjë nuk ka ndodhur. Pra me pak fjalë, një fake news në vazhdën e një maratone fake news që do lexojmë edhe në të ardhmen. Një këshillë miqësore për të gjithë, fokusohuni te programet, idetë, alternativat, se me ato do të ballafaqohemi në zgjedhje dhe jo me lajme të rreme e skupe dite.