Reshje shiu dhe stuhi, moti për çdo qytet

510
Sigal

Mot i paqëndrueshëm do të vijojë që në orët e para të ditës së sotme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në Veriperëndim, Perëndim e Jug të vendit reshjet e shiut parashikohen intensive në formë rrebeshesh me shkarkesa elektrike.

Gradualisht gjatë ditës reshjet do të ndërpriten për të mbetur në Jug e Juglindje në intensitet të ulët. Vranësirat do ti lenë vendin kthjellimeve.

Era përsëri do të fryjë Jugperëndim-Veriperëndim hera herës e vrullshme kryesisht në bregdet 15-25 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    14/24 shi diell

Kukës    13/18 shi diell

Lezhë    14/23 shi diell

Dibër    10/17 re shi

Durrës    16/24 shi diell

Tiranë    15/25 shi diell

Elbasan    14/23 re shi stuhi

Berat    12/17 re shi stuhi

Vlorë    16/25 re shi stuhi

Korçë    12/17 re shi

Gjirokastër    11/23 re shi stuhi

Sarandë    16/24 re shi stuhi.