Reagimi i Ramës ndaj vendimit të Ivanov

290
Kryeministri Edi Rama ka reaguar kundër qëndrimit të Presidentit maqedonas që nuk mandatoi qeverinë Zaev me pretendimin se platforma e partive shqiptare është përgatitur nga një vend tjetër.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”- shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kjo përgjigje e Kryeministrit shqiptar vjen pas akuzave që kanë ardhur kohët e fundit nga Shkupi zyrtar, se platforma e paraqitur nga shqiptarët në Maqedoni është fryt i ndërhyrjeve të Tiranës.

“As Kushtetuta dhe as vetëdija ime nuk më lejojnë që të jap mandatimin për dikë që minon pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë. Sa të jem unë President i Maqedonisë nuk do t’i jap mandat askujt që angazhohet, ose që në program të tij ka rrënimin e pavarësisë dhe sovranitetin e Maqedonisë”- tha Ivanov në një konferencë për shtyp.