Protesta e PD – Berisha, qytetarëve: Karteli i drogës është qeveria, mendoni për votën tuaj

515
Sigal
Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga çadra e lirisë se në Shqipëri karteli i drogës është qeveria.

Berisha: Këtu karteli i drogës është qeveri, këtu në dallim nga Kolumbia, plantacionet e Kanabisit i mbjell qeveria, i mbjell partia siciliste e cila ka shndërruar strukturat e sia në struktura kanabiste. Çfarë shteti bën ti që ke vendosur bandat në cdo km katëror të këtij vendi, tallesh me shqiptarët në një kohë kur vendin e ke mbushur me banda kanabis.

Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mendojnë për votën e tyre.

Berisha: Këtu nga ju, unë dua tu drejtoj thirrjen më miqësore, thirrjen më vëllazërore, cdo shqiptari pavarësisht nga bindjet politike. Thirrjen nëse i besoni apo jo votës së lirë, nëse duhet apo jo që ne të përcaktojmë votën e lirë si rrugën për të garantuar të ardhmen. vetëm një moment ju ftoj të mendoni për votën tuaj. Unë e di që kur më dëgjoni këto fjalë thoni lëri keto që thua: Ne s’kemi kafshatën dhe unë jam me ju, kafshata është më e rëndësishëm se jeta. Po ju them ju të tjerëve, a ka një rrugë tjetër që këta njerëz mos numërojnë kafshatën? Problemin e kafshatës do të zgjidhim vetëm duke votuar të lirë.
NOA