Lajme të mira nga Italia/260 vdekje në 24 orët e fundit, shifra më e ulët që prej 13 marsit

352
Sigal

Një ndër vendet më të goditura nga COVID-19  në Itali, sot regjistron një numër vdekjesh që jep shpresë.

Sipas buletinit të Mbrojtjes Civile Italiane, në 24 orët e fundit janë regjistruar 260 vdekje.

Ky është numri më i ulët që prej 13 marsit, ndërsa vetëm një ditë më parë, Italia numëronte 415 viktima.

Të shpresojmë që ky të jetë një trend që do të vazhdojë, por sa i përket rasteve të reja, ato janë rritur me 0.2%, pas 6 ditrësh rresht që pësonin vetëm ulje.

Sa i përket të shëruarve, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1808 raste të reja, ndërsa janë kryer 50 mijë tamponë, 10 mijë më pak se një ditë më parë.

Me rastet e 24 orëve të fundit, numri total i viktimave nga COVID-19 në Itali shkon në 26,644, ndërsa ai i të prekurve në 197,675.

Në orët e mbrëmjes, kryeministri i vendit Giuseppe Conte do të ketë një komunikim me qytetarët.