Qytetarët dhe mbështetës të PD protestojnë para policisë së Elbasanit

600
Sigal

Qytetarë dhe mbështetës të PD kanë protestuar sot para drejtorisë së policisë në Elbasan, duke kërkuar lirimin e eksponentëve të PD.

Ata u arrestuan pasi protestuan në takimin elektoral të kryeministrit Rama në Librazhd, duke tentuar ti bllokonin edhe rrugën.

Protestuesit kërkojnë lirimin e tyre, duke i quajtur hakmarrje politike e kryeministrit Rama ndaj opozitës.