Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari e cila doli kundër vendimit të opozitës me mos djegien e mandatit ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët. Një prej tyre është dhe poezia e të riut Renald Hoxha, poezi e cila po thyen rrjetin.
Postimi:
Fjalëartë kjo Hajdari!
Eshtë nder i parlamentit,
Rudina vajzë Hajdari,
Me te gajaset mileti,
Fjalëpak si pika ari!
Rudina vajzë Hajdari,
Me te gajaset mileti,
Fjalëpak si pika ari!
Gjithë sqimë e gjithë nur,
Fjalëartë kjo Hajdari,
Në oratori të ha munë,
Eshtë gatuar prej së mbari!
Fjalëartë kjo Hajdari,
Në oratori të ha munë,
Eshtë gatuar prej së mbari!
Eshte gatuar te drejtojë,
Opozitën, k’të të renë,
Ndaj e mban veç ne gojë,
Thotë: un’ perfaqesoj te renë!
Opozitën, k’të të renë,
Ndaj e mban veç ne gojë,
Thotë: un’ perfaqesoj te renë!
Të renë në politikë,
Perfaqeson Rudinë Hajdari,
Se dhe Parlamenti yne,
Nuk eshte me ai i pari!
Perfaqeson Rudinë Hajdari,
Se dhe Parlamenti yne,
Nuk eshte me ai i pari!
Sot eshte parlament i dijes,
Me Mond Rrushin dhe Hajdarin,
Si mëma nga ngjan e bija,
Shkon dhe buça me zagarin!
Me Mond Rrushin dhe Hajdarin,
Si mëma nga ngjan e bija,
Shkon dhe buça me zagarin!