“Gëzuar Ditën e Çlirimit”- Meta: Sot është koha që të rinjtë të marrin më shumë përgjegjësi për të garantuar të ardhmen e Atdheut

84
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar sot Ditën e Çlirimit.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se të rinjtë sot kanë një detyrë po aq të madhe sa bashkëmoshatarët e tyre dikur për të garantuar të ardhmen e atdheut dhe njëkohësisht edhe fatet e tyre.

Postimi i plotë:

GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!

Sot të rinjtë kanë një detyrë po aq të madhe sa bashkëmoshatarët e tyre dikur, që me vetëbesim dhe angazhim të marrin më shumë përgjegjësi për të garantuar fatet e tyre dhe të ardhmen e Atdheut.

Shqipëria u përket të rinjve!

LAVDI DËSHMORËVE!