Shqipëria kryeson OSBE më 2020, Presidenti Meta: Përgjegjësi e madhe

311
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar një fotografi në ‘Facebook”, ku bën me dije se ka takuar Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella.

Meta shprehet se Shqipëria do të marrë kryesimin e radhës së OSBE-së më 2020 e se për vendin tonë, diçka e tillë është arritje dhe përgjegjësi e madhe.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Takim shumë konstruktiv me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella. Kryesimi i Rradhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe. Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE. Kemi besim te mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE.