Qarku Vlorë, tender 24 milionë lekë për riparimin e një çezme, kryeministria hedh 530 milionë për ngrohje-ftohje zyrash

595
Vjollca KUTA

Po afron Viti i ri, shtetarët u vërsulen fondeve publike me tenderë absurd, të sajuar për të “peshkuar” miliona nga taksat publike
Kjo histori abuzimesh e moskontrolli fondesh publike, po vazhdon, qysh prej kohës kur në ekonominë dhe financat shqiptare u fut hajdutëria e organizuar dhe e ligjëruar shtetërore, me emrin “tender”. Sot po publikojmë disa tenderë me përmbajtje shërbimesh absurde, që vijnë “erë korrupsion”
Pas 20 ditësh nisin festat e fund-vitit, Në fund të muajit është Vit i Ri 2018. Për t’i pritur “duar-plotë” këto festa, përveç shpërblimeve sa 1-2 paga mujore, shtetarët kanë vendosur të shtojnë bilancin financiar në xhepat e tyre tyre, duke përdorur tenderët që kanë në dorë, të cilët në muajin dhjetor konstatohet se janë shtuar shumë në numër e vlera financiare. Janë tenderë, që bëhen me taksat e shqiptarëve, me buxhetin e shtetit dhe për këto shpenzime, atyre nuk u kërkon askush llogari se si përdoren, se kush i merr dhe si i merr këto tenderë, si kryen punimet, blerjet dhe shërbimet e parashikuara në projekte. Kjo histori abuzimesh e moskontrolli fondesh publike, po vazhdon, qysh prej kohës kur në ekonominë dhe financat shqiptare u fut hajdutëria e organizuar dhe e ligjëruar shtetërore, me emrin “tender”. Sot po publikojmë disa tenderë me përmbajtje shërbimesh absurde, që vijnë “erë korrupsion”. Po publikojmë tenderë, me objekt investimesh që nuk kanë asnjë lidhje me institucionet që i organizojnë, shpallin e zhvillojnë. Mund të duket çudi dhe çmenduri, por këshilli i Qarkut Vlorë, ka shpallur tender me vlerë 24 milionë lekë, për riparimin e një çezme uji publike (rruge) e cila ndodhet në hyrje të Urës së Drashovicës. Ndërkohë që këshilli i ministrave, ka shpallur një tender me vlerë 530 milionë lekë, për fugimin e ngrohje-ftohjes në disa zyra të rëndësisë së veçantë, ku bënë pjesë “dhoma e hartave” dhe salla e ekspozitës së pikturave që bën kryeministri Rama, pas lodhjes për zgjidhjen e halleve të popullit! E sikur të mos mjaftonin këto lloj tenderësh që duhen haptazi si marifet për të mbushur xhepat e shefave të pushtetit, agjencia e bregdetit kalon deri në “çmenduri”, duke shpallur tender për riparimin e një shkolle! Nuk përfundon me kaq, mbasi ka edhe një pamje tjetër korruptive me tenderët që po zhvillohen këtë prag festash të fund-vitit: Po anulohen e ripërsëriten shumë prokurime, për shkak se nuk ka oferta! Në fakt, sipas denoncimeve që vijnë në “telegraf”, këto tenderë anulohen jo se nuk ka oferta, por sepse bizneset private nuk marrin pjesë në procedura, për shkak se drejtuesit e institucioneve, u kërkojnë ryshfet më të lartë se vlera e normës së fitimit të tyre, duke u bërë presion për t’i shpallur fitues!

Këshilli i Qarkut Vlorë, tender 24 milionë lekë për riparimin e një çezme rruge tek ura e Drashovicës

KËSHILLI I QARKUT VLORË
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Këshilli i Qarkut Vlorë, Adresa Sheshi “4 Heronjtë”, Vlorë, Tel/Fax 033 421 601, e-mail [email protected]
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesë për propozim
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër “Ndërhyrje rikualifikuese në çezmën pranë urës Drashovicë”
4. Fondi limit: 2 016 337 (dy milion e gjashtëmbëdhjetë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë) lekë pa
TVSH për objektin: “Ndërhyrje rikualifikuese në çezmën pranë urës Drashovicë”
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 21 ditë
6. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 11.12.2017
7. Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 11.12.2017
Kryeministria, tender 530 milionë lekë, për ngrohje-ftohje të 2 zyrave që kryeministri i përdor si “studio” private
1. Objekti i kontratës: “Vendosje e sistemit me eficiensë, të lartë të ngrohjes/ftohjes dhe ventilimit
në disa mjedise të rëndësisë së veçantë brenda ndërtesës së Kryeministrisë”.
2. Fondi limit 44 016 666.67 ( dyzetë e katër milion e gjashtëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e
gjashtëdhjetë e gjashtë presje gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSh dhe 52 820 000 (pesëdhjetë e
dy milion e tetëqind e njëzetë mijë) lekë me TVSh
3. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 3 muaj nga lidhja e kontratës
4. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 27/12/2017, ora 11.00
5. Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje : 27/12/2017, ora 11.00
Agjencia Kombëtare e Bregdetit, tender 54 milionë lekë për riparimin e një…. shkolle fshati

AGJENCIA KOMBETARE E BREGDETIT
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Adresa Bulevardi “Gjergj Fishta”, Pallatet Shallvare, Tiranë, Tel/Fax 0676096010, E-mail [email protected]
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesë për Propozim
3. Objekti i kontratës: “Rikonstruksion i ish shkollës së vjetër Nivicë”
4. Fondi limit: 4,585,435 lekë pa TVSH
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 7 ditë
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 11.12.2017
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 11.12.2017
Bizneset bojkotojnë tenderët, refuzojnë t’u japin ryshfet drejtuesve të “tepsisë vetëm”

UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS
Ju njoftojmë për anulimin e tenderit, me procedurë elektronike “Kërkesë për propozim” me objekt: “Blerje literature” i hedhur në sistem në datën 15.11.2017. Afati i fundit i pranimit të ofertave, ishte data 27.11.2017, ora 11.00. Pas hapjes ne sistem në datën dhe orën e caktuar, u vu re që nuk ishte paraqitur asnjë ofertë. Kjo procedurë anulohet, për t’u rishpallur përsëri, pasi asnjë operator nuk kishte paraqitur ofertë.
BASHKIA FIER, NDËRMARRJA E UJITJES DHE KULLIMIT
Autoriteti Kontraktor Bashkia Fier, njofton se në mbështetje të nenit 24, pika 1 germa “b“, të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” (i ndryshuar), se tenderi me procedurë “Kërkesë për Propozim me mjete elektronike, me objekt blerje ekskavatori, që u zhvillua në datën 10.11.2017, ora 1000, anulohet pasi është skualifikuar operatori vetëm, që ka shfaqur interes.
SPITALI UNIVERSITAR I TRAUMËS
Procedurën e Prokurimit me objekt: “Blerje medikamente në SUT për mbylljen e vitit 2017” Një bar/një lot. Mbështetur në Ligjin Nr. 182/2014 “Për Prokurimin Publik”, VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik, i ndryshuar, u vendos të anulohet Procedura e Prokurimit me REF-32740-11-06-2017, me objekt: “Blerje medikamente në SUT për mbylljen e vitit 2017” Një bar/një “Lot”; loti 12-Ephedrine hydrochloride 25mg/ml, me fond limit 20,920.00 lekë, për arsye të mos paraqitjes së asnjë oferte. 
Sigal