Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Lezhë, rasti i fundit është një grua. Dyshimet për infektimin

319
Sigal

Ka shkuar në gjashtë numri i të infektuarve me virusin vdekjeprurës COVID-19, në Lezhë.

Rasti më i fundit është një grua, e cila është konfirmuar me koronavirus, pasi dyshohet se ka patur kontakte me të infektuarit e mëparshëm.

Gruaja është dërguar mbrëmë në spitalin Infektiv ku po merr edhe mjekim.

Numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 277 në vendin tonë.

Ndërkohë që sot ka humbur jetën edhe një tjetër pacient duke e çuar numrin e viktimave në 16.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 143 raste
– Durrës 30 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 6 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 10 raste
– Lezhë 6 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 2 raste.