Spanja 950 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, kap Italinë për numrin e të infektuarve

316
Sigal

Spanja ka regjistruar një tjetër shifër të zezë për sot ku ka deklaruar 950 viktima në 24 orët e fundit.

Një rritje me afër 100 viktimash nga dita në ditë për Spanjën pasi dje kishte 864 të vdekur nga koronavirus.

Po ashtu numri total ka shkuar në 10 mijë nga 9 mijë që shënonte dje teksa numri i të infektuarve ka kapur 110 mijën po aq sa Italia, dhe pse kjo e fundit nuk ka përditësuar ende të dhënat e sotme.

Sa i përket rasteve të reja Spanja ka shënuar 8 mijë vetëm në 24 orët e fundit.