Nxënësi e goditi me karrige, mësuesja e Lezhës përfundon te Trauma

42
Sigal

Mësuesja e gjimnazit të Lezhës Majlinda Palushi është dërguar ditën e sotme në spitalin e Traumës, pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme. Pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Lezhës, personeli mjekësor ka vendosur që ta dërgojë mësuesen në Tiranë.

Mësuesja ka marrë fraktura të shumta si pasojë e sulmit dhe është kërkuar që ajo të marrë trajtim të specializuar.

Ajo u godit gjatë orës së mësimit nga një nxënësi i moshës 16-vjeçare, i cili është arrestuar nga policia. Shkak i dhunës mësohet se ka qenë një frazë e mësueses që ka irrituar nxënësin.

Adoleshenti u ndalua në pranin e psikologut, prindërve të tij dhe avokatëve. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.